Plagosja e ish-Presidentit Trump, raportohet për dy të vdekur. Prokurori i zonës: Autori dhe një…

Autori që qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump dhe një mbështetës i kandidatit republikan raportohet se kanë vdekur në Pensilvani. Duke cituar prokurorin lokal të qarkut, Washington Post raporton se Donald Trump u plagos nga të shtënat me armë zjarri teksa një mbështetës i tij dyshohet se ka humbur jetën. “Prokurori i qarkut të Butlerit, […]

Korrik 14, 2024 - 09:05
 0
Plagosja e ish-Presidentit Trump, raportohet për dy të vdekur. Prokurori i zonës: Autori dhe një…

Autori që qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump dhe një mbështetës i kandidatit republikan raportohet se kanë vdekur në Pensilvani.

Duke cituar prokurorin lokal të qarkut, Washington Post raporton se Donald Trump u plagos nga të shtënat me armë zjarri teksa një mbështetës i tij dyshohet se ka humbur jetën.

“Prokurori i qarkut të Butlerit, Richard Goldinger më thotë se Trump u plagos me armë zjarri, por është i sigurt. Një pjesëtar i audiencës u vra dhe sulmuesi vdiq. Një tjetër person është në gjendje të rëndë”, tha prokurori.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.