Goditi me gomone 60-vjeçarin në Karaburun, arrestohet pronari i mjetit lundrues

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat […]

Korrik 14, 2024 - 11:50
 0
Goditi me gomone 60-vjeçarin në Karaburun, arrestohet pronari i mjetit lundrues

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.