Policia me dorë “të hekurt” kundër kultivimit të kanabisit, asgjësohen mbi 5 mijë bimë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet intensive në kuadër të operacionit “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin

Korrik 14, 2024 - 12:40
 0
Policia me dorë “të hekurt” kundër kultivimit të kanabisit, asgjësohen mbi 5 mijë bimë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet intensive në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 5638 bimë dhe  fidanë dhe  të dyshuar kanabis.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë dhe asgjësuan 5416 bimë dhe fidanë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 160 bimë kanabis;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 62 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve kanabis.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.