Evropa njeh sot “mbretin” e ri, Spanja për rekorde dhe Anglia për historinë, në Berlin pritet spektakël

Spanja apo Anglia? Sot Europa do të njohë mbretin e ri të kontinentit në futboll. Finalja e madhe e Berlinit në orën 21:00

Korrik 14, 2024 - 14:55
 0
Evropa njeh sot “mbretin” e ri, Spanja për rekorde dhe Anglia për historinë, në Berlin pritet spektakël

Spanja apo Anglia? Sot Europa do të njohë mbretin e ri të kontinentit në futboll. Finalja e madhe e Berlinit në orën 21:00 do të përmbyllë një turne 1-mujor i cili sheh në betejën për trofe dy ekipe që nuk kanë qenë absolutisht surprizë në raport me nisjen e kompeticionit.

Spanja e De la Fuentes vjen si favorite për shkak të futbollit që ka treguar deri më tani. Dominoi grupin e vdekjes duke fituar tre ndeshjet ndaj Kroacisë, Italisë dhe Shqipërisë, kaloi lehtë Gjeorgjinë ne 1/8 dhe pastaj vuajti, por ia doli në ekstrem ndaj Gjermanisë në çerekfinale.

Në gjysmëfinale tregoi të gjithë forcën e vet ndaj Francës së yjeve, ndaj sonte Iberikët mund të ëndërrojnë lavdinë, 12 vite pas suksesit të fundit kundër Italisë në 2012.

Spanjollët luajnë edhe për rekord pasi në rast fitoreje do të jenë të vetëm me 4 trofe në listën e kombëtarëve me më shumë Europiane.

I vetmi që mungon në formacion është talenti Barcelonës, Pedri që zëvendësohet nga Dani Olmo.

Rikthehen pas pezullimit Le Normand dhe Dani Karvahal. Sytë janë gjithsesi tek yjet e sulmit, Niko Ulliams dhe mbi të gjitha Lamin Jamal që sapo ka bërë 17-vjeç.

Në krahun tjetër Anglia ka një takim me historinë. 58-vite larg suksesit të vetëm të madh, fitimit të kupës së botës, britanikët duan të ngjiten në majë të Europës.

Patën një fazë grupesh të qetë me rivalë si Serbia, Danimarka dhe Sllovenia. Në 1/8 fituan vetëm në frymën e fundit falë Harry Kane dhe Belingham e po aq shumë vuajtën ndaj Zvicrës në çerekfinale dhe Holandës në gjysmëfinale.

Nuk kanë treguar shkëlqimin e pritur, por kanë elementë që mund të bëjnë diferencën, si dhe një tifozeri të çmendur që mezi e pret kupën. 71 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në Berlin, ndërsa gjykimi i është besuar francezit Leteksie./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.