Sarandë, gjendet i vdekur 73-vjeçari, çfarë dyshohet

Një 73-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin sotëm në lagjen nr.4 të Sarandës. Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e lavazhos së tij private nga familjarët e tij. I moshuari është transportuar drejt spitalit të Sarandës, por pa shenja jete. Më pas trupi i pajetë u zhvendos në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet […]

Korrik 14, 2024 - 15:10
 0
Sarandë, gjendet i vdekur 73-vjeçari, çfarë dyshohet

Një 73-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin sotëm në lagjen nr.4 të Sarandës.

Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e lavazhos së tij private nga familjarët e tij. I moshuari është transportuar drejt spitalit të Sarandës, por pa shenja jete.

Më pas trupi i pajetë u zhvendos në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale.

Megjithatë me urdhër të Prokurores, trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më të specializuar mjeko-ligjore. Policia e Sarandës ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen edhe pse paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima nuk kishte dëmtime të jashtme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.