“Të qendrojmë së bashku”, Trump reagon sërish pas sulmit: Nuk kemi frikë, do të sfidojmë ligësinë

Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për “mendimet dhe lutjet” e tyre në komentin e dytë publik që nga tentativa për vrasjen e tij dje. “Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne NUK do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë rezistent në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë,” shkroi […]

Korrik 14, 2024 - 15:25
 0
“Të qendrojmë së bashku”, Trump reagon sërish pas sulmit: Nuk kemi frikë, do të sfidojmë ligësinë

Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për “mendimet dhe lutjet” e tyre në komentin e dytë publik që nga tentativa për vrasjen e tij dje.

“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne NUK do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë rezistent në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë,” shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.

“Ne lutemi për shërimin e atyre që u plagosën dhe mbajmë në zemrat tona kujtimin e qytetarit që u vra në mënyrë të tmerrshme,” tha ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme se kurrë “që të qëndrojmë të bashkuar”.

“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.