Megaoperacioni “Tempulli 3”, Gjykata e Tiranës lë në burg 17 të arrestuarit

Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli3”. Në burg, Gjykata ka lënë shtetasit Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, […]

Korrik 14, 2024 - 15:35
 0
Megaoperacioni “Tempulli 3”, Gjykata e Tiranës lë në burg 17 të arrestuarit

Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli3”.

Në burg, Gjykata ka lënë shtetasit Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.

Ata u arrestuan si shpërndarës të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa gjatë operacionit është sekuestruar një sasi kanabisi, doza, para, 5 makina dhe disa telefona.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi”, tha Vocaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.