Sulmi ndaj Trump, ekipi i fushatës së ish-presidentit rrit sigurinë

Ekipi i fushatës së Donald Trump po rrit sigurinë e armatosur në objektet e tij, duke i kërkuar stafit në Uashington dhe West

Korrik 14, 2024 - 16:00
 0
Sulmi ndaj Trump, ekipi i fushatës së ish-presidentit rrit sigurinë

Ekipi i fushatës së Donald Trump po rrit sigurinë e armatosur në objektet e tij, duke i kërkuar stafit në Uashington dhe West Palm Beach që të qëndrojnë larg zyrave të tyre sot pasi ish-presidenti u qëllua dhe u plagos lehtë, në një fjalim të fushatës, siç raportohet nga Politico.

Zyrtarëve të fushatës u kërkohet që të mos komentojnë publikisht për të shtënat në Butler, Pensilvani.

“Ne ju bëjmë thirrje që të njihni polarizimin politik në këtë sezon të nxehtë zgjedhor”, kërkoi ekipi i tij.

Ekipi i fushatës theksoi se Trump, i cili pësoi një dëmtim të veshit, po ndihet mirë dhe në ” humor të mirë”.

ABC News raportoi veçmas këtë mëngjes se planet e sigurisë për Konventën Kombëtare Republikane që fillon nesër në Milwaukee do të shqyrtohen në vazhdën e sulmit ndaj Trump. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.