Në ditëlindjen e Ajkës, Xhensila Myrtezaj bën gjestin e papritur për ish-vjehrrën
Dy ditë më parë, Ajka festoi 6-vjetorin e lindjes. Këtë vit, ditëlindja e saj mori të tjera përmasa mediatike, e kjo për shkak se është ditëlindja e parë me prindërit e divorcuar. Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku uruan vajzën e tyre duke u siguruar që asnjëri të mos shfaqej në urimin e tjetrit. Këngëtarja organizoi […]
Dy ditë më parë, Ajka festoi 6-vjetorin e lindjes. Këtë vit, ditëlindja e saj mori të tjera përmasa mediatike, e kjo për shkak se është ditëlindja e parë me prindërit e divorcuar.
Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku uruan vajzën e tyre duke u siguruar që asnjëri të mos shfaqej në urimin e tjetrit.
Këngëtarja organizoi një festë ditëlindje për të bijën, por i surprizoi të gjithë me një foto ku shfaqet nëna e Bes Kallakut.
Duket se pavarësisht divorcit, Xhensila ruan raporte të mira me familjen e ish-bashkëshortit, edhe pse nuk mund të themi të njëjtën gjë për marrëdhënien me Besin.
Që kur divorci i tyre u bë publik, Besi dhe Xhensila kanë publikuar këngë e dedikime speciale për njëri-tjetrin që tregojnë se kjo ndarje nuk ka ardhur shumë paqësisht.
What's Your Reaction?