Aktorja e famshme humb betejën me sëmundjen e rëndë

Aktorja e dashur për publikun Shannen Doherty ka vdekur në moshën 53-vjeçare pas shumë vitesh “luftë” me kancerin e gjirit. Vdekja tragjike e yllit të serialit të famshëm Beverly Hills 90210 erdhi vetëm një muaj, pasi ajo pranoi se viti i kaluar ishte ‘vërtet i vështirë’ për të. Të dielën, publicisti i Doherty, Leslie Sloane […]

Korrik 14, 2024 - 19:05
 0
Aktorja e famshme humb betejën me sëmundjen e rëndë

Aktorja e dashur për publikun Shannen Doherty ka vdekur në moshën 53-vjeçare pas shumë vitesh “luftë” me kancerin e gjirit.

Vdekja tragjike e yllit të serialit të famshëm Beverly Hills 90210 erdhi vetëm një muaj, pasi ajo pranoi se viti i kaluar ishte ‘vërtet i vështirë’ për të.

Të dielën, publicisti i Doherty, Leslie Sloane konfirmoi vdekjen e aktores.

“Me hidhërim të madh konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin, pas shumë vitesh luftë me sëmundjen”, tha Sloane për People.

“Vajza, motra, tezja dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga të dashurit e saj si dhe nga qeni i saj, Bowie. Familja kërkon privatësinë e tyre në këtë kohë, në mënyrë që ata të mund të përballojnë në paq humbjen e saj”, shtoi Sloane.

Doherty, e cila luajti Brenda Walsh në serialin hit të viteve 1990, u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.