Kate Middleton shfaqet sërish në publik, i dorëzon trofeun e Wimbledon Carlos Alcaraz-it

Carlos Alcaraz ishte fituesi i Wimbledonit për të dytin vit radhazi. Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme, ai mbizotëroi me 3-0 në set ndaj

Korrik 14, 2024 - 19:05
 0
Kate Middleton shfaqet sërish në publik, i dorëzon trofeun e Wimbledon Carlos Alcaraz-it

Carlos Alcaraz ishte fituesi i Wimbledonit për të dytin vit radhazi.

Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme, ai mbizotëroi me 3-0 në set ndaj të madhit Novak Djokovic dhe konfirmoi se është “mbreti” i ri për momentin në tenisin botëror.

Finalja ishte e veçantë, pasi në tribunë ishte Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e cila bëri një paraqitje të rrallë publike pasi u diagnostikua me kancer.

E veshur me ngjyrë vjollc dhe me një buzëqeshje, Kate u shfaq teksa ecte mbi urën e famshme në fushë me vajzën Charlotte, duke u nisur për në tribunën qendrore përpara finales së meshkujve mes Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz.

Pas përfundimit të ndeshjes ishte ajo që i dorëzoi trofeun tenisistit spanjoll. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.