Zbulohet emri i viktimës që mbeti i vrarë në atentatin ndaj Trump, e motra: Hero, mbrojti vajzat e tij

Pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump që tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbuluar edhe emri i viktimës që mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë në takimin elektoral në Pensilvani. Personi që mbeti i vrarë nga të shtënat në tubimin e Trumpit është identifikuar si 50-vjeçari Corey Comperatore. Motra e viktimës ka […]

Korrik 14, 2024 - 19:35
 0
Zbulohet emri i viktimës që mbeti i vrarë në atentatin ndaj Trump, e motra: Hero, mbrojti vajzat e tij

Pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump që tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbuluar edhe emri i viktimës që mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë në takimin elektoral në Pensilvani.

Personi që mbeti i vrarë nga të shtënat në tubimin e Trumpit është identifikuar si 50-vjeçari Corey Comperatore.

Motra e viktimës ka shkruar në Facebook duke thënë se “tubimi i PA Trump i mori jetën vëllait tim, Corey Comperatore.  Urrejtja për një njeri i mori jetën atij që e donim më shumë”.

Ajo shkroi se Comperatore “ishte një hero që mbrojti vajzat e tij”.

Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro e dentifikoi Comperatoren në një konferencë për shtyp, duke theksuar se viktima ishte një hero që mbrojti familjen e tij nga atentatori.

Ai tha se dy personat e tjerë që mbetën të plagosur nga atentati janë ende në gjendje kritike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.