Yamal thyen rekordin e Pele, Rodri më i miri i Europianit

Me golin e tij në Berlin ndaj Anglisë, Williams bëhet lojtari i dytë më i ri në histori që shënon në një finale të Kampionatit Europian. Rekordin e mban Pietro Anastasi, futbollist i kombëtares italiane në  vitin 1968. Ai ishte 20 vjeç e 64 ditë, ndërsa talenti i Spanjës është 22 vjeç e dy ditë. […]

Korrik 15, 2024 - 08:15
 0
Yamal thyen rekordin e Pele, Rodri më i miri i Europianit

Me golin e tij në Berlin ndaj Anglisë, Williams bëhet lojtari i dytë më i ri në histori që shënon në një finale të Kampionatit Europian. Rekordin e mban Pietro Anastasi, futbollist i kombëtares italiane në  vitin 1968. Ai ishte 20 vjeç e 64 ditë, ndërsa talenti i Spanjës është 22 vjeç e dy ditë.

Ndërkohë, Lamine Yamal ka thyer rekordin e Peles si futbollisti më i ri në moshë që luan në një finale Europiane. Në moshën 17 vjeç e 1 ditë, ai u bë lojtari më i ri që aktivizohet në një finale europiani apo Kupës së Botës.

Rekordin e mbante Pele në Botërorin 1958, kur luajti në finale në moshën 17 vjeç e 249 ditë. Në fund, ai rrëmbeu trofeun e Kampionatit Europian në të cilin asistoi 4 herë dhe shënoi një gol. Ndërkohë, futbollisti më i mirë i Kampionatit Europian u shpall Rodri, i cili luajti vetëm në pjesën e parë të finales.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.