Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të jenë 41 gradë

Antcikloni afrikan tashmë po intesifikohet duke u tejzgjatur, ku presim një javë përvëluese në territorin e Shqipërisë. E Hënë 15 Korrik 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. […]

Korrik 15, 2024 - 08:25
 0
Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të jenë 41 gradë

Antcikloni afrikan tashmë po intesifikohet duke u tejzgjatur, ku presim një javë përvëluese në territorin e Shqipërisë.

E Hënë 15 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      19/38°C

– Zonat e ulëta       22/41°C

– Zonat bregdetare 25/38°C

Kosova për dt. 15 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 20°C –22°C në mëngjes deri në 36°C –39°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 16 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell, në verilindje do të kemi vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/40°C

– Zonat e ulëta       23/42°C

– Zonat bregdetare 26/39°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.