Atentati ndaj Trump, Biden: Politika amerikane nuk duhet të jetë kurrë një fushë vrasëse

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti Joe Biden bëri thirrje që “temperatura e politikës” të ulet pas tentativës për vrasjen e Donald Trump. “Politika nuk duhet të jetë kurrë një fushë betejë e mirëfilltë, Zoti na ruajt nga një fushë vrasjesh,” tha ai. Më herët, Biden urdhëroi një rishikim të pavarur të masave të […]

Korrik 15, 2024 - 08:55
 0
Atentati ndaj Trump, Biden: Politika amerikane nuk duhet të jetë kurrë një fushë vrasëse

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti Joe Biden bëri thirrje që “temperatura e politikës” të ulet pas tentativës për vrasjen e Donald Trump.

“Politika nuk duhet të jetë kurrë një fushë betejë e mirëfilltë, Zoti na ruajt nga një fushë vrasjesh,” tha ai.

Më herët, Biden urdhëroi një rishikim të pavarur të masave të sigurisë në tubimin ku Trump i mbijetoi atentatit.

Trump, i cili thotë se u qëllua në vesh në një tubim në Pensilvani të shtunën, më herët u bëri thirrje amerikanëve të “qëndrojnë të bashkuar”.

Ai ka mbërritur në Miluoki për Konventën Kombëtare Republikane. Sulmuesi – Thomas Crooks, 20 – u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet një mister.

Në makinën e tij u gjetën “pajisje të dyshimta”, thonë zyrtarët dhe u thirrën teknikë të bombave. Viktima, ishte një 50-vjeçar, që sipas bashkëshortes së tij doli para plumbave për të mbrojtur familjen.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.