Elon Musk shpreh hapur mbështetjen ndaj Trump pas atentatit: Uroj shërim të shpejtë!

Pas atentatit ndaj Donald Trump gjatë një fjalimi në Pensilvani, Musk postoi një foto të një Trumpi të gjakosur teksa përshëndet turmën, duke

Korrik 15, 2024 - 09:30
 0
Elon Musk shpreh hapur mbështetjen ndaj Trump pas atentatit: Uroj shërim të shpejtë!

Pas atentatit ndaj Donald Trump gjatë një fjalimi në Pensilvani, Musk postoi një foto të një Trumpi të gjakosur teksa përshëndet turmën, duke thënë “Unë e mbështes plotësisht Presidentin Trump dhe i uroj shërim të shpejtë”.

Në të njëjtën kohë, ai bëri një mori postimesh në favor të Trump, nga politikanë, gazetarë dhe gjithashtu përdorues anonimë, si ai më poshtë ku thuhet: “Trump bërtet “Luftoni. Luftoni”, pasi u plagos nga një plumb në vesh, një centimetër larg përfundimit të jetës. Asnjë panik. As të zvarritet në gjunjë për të shpëtuar veten. Burri ngrihet në këmbë, shikon turmën dhe bërtet “Betejë”. Thjesht e pabesueshme.”

Kujtojmë se pak ditë më parë doli informacioni se Elon Musk ka dhuruar një shumë të madhe për fushatën elektorale të Donald Trump , për zgjedhjet e nëntorit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.