Miqtë tregojnë detaje për atentatorin e Trump:Ai u refuzua nga ekipi i qitjes së shkollës, ishte një gjuajtës shumë i keq

Informacione të reja kanë dal në pah lidhur me Thomas Matthew Crooks , 20-vjeçarin që qëlloi ndaj Donald Trump në Pensilvani, gjatë një fushate të

Korrik 15, 2024 - 09:30
 0
Miqtë tregojnë detaje për atentatorin e Trump:Ai u refuzua nga ekipi i qitjes së shkollës, ishte një gjuajtës shumë i keq

Informacione të reja kanë dal në pah lidhur me Thomas Matthew Crooks , 20-vjeçarin që qëlloi ndaj Donald Trump në Pensilvani, gjatë një fushate të kandidatit për president të SHBA.

Sipas mediave amerikane, Crooks kishte tentuar t’i bashkohej ekipit të qitjes së shkollës së tij të mesme, por ishte refuzuar sepse ishte “shumë i paaftë”.

Dy ish-shokët e klasës të 20-vjeçares, të cilët folën për Neë York Post, treguan se Crooks merrte pjesë në prova duke qëlluar nga pozicioni më i lehtë. Njëri prej tyre, Jamieson Murphy, pohoi se Crooks kishte humbur objektivin me rreth gjashtë metra.

“Ai mori pjesë në prova dhe gjuajtja e tij ishte aq komike saqë ai nuk u bu kurrë pjesë e ekipit dhe ishte jashtë që nga dita e parë.”

Po ashtu, ata komentuan edhe sjelljen e tij.

“Ne kishim vënë re disa gjëra që kishte thënë Thomas dhe se si ai ndërvepronte me njerëzit e tjerë. Ai po thoshte gjëra që ishin disi shqetësuese”, shtoi një nga të rinjtë që foli për Crooks.

Një tjetër shok klase i Crooks-it, i cili foli për BBC- në tha: “Ai ishte në shkollë, por nuk mbaj mend askënd që e njihte mirë. Gjithsesi ai dukej si një fëmijë i mirë”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.