Ministri i Jashtëm turk kërkon të rritet presioni ndaj Netanyahut: Izraeli nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës

Ministri i Jashtëm i Turqisë  Hakan Fidan bëri thirrje për presion më të madh ndaj Izraelit, i cili, siç tha ai, “nuk ka

Korrik 15, 2024 - 10:20
 0
Ministri i Jashtëm turk kërkon të rritet presioni ndaj Netanyahut: Izraeli nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës

Ministri i Jashtëm i Turqisë  Hakan Fidan bëri thirrje për presion më të madh ndaj Izraelit, i cili, siç tha ai, “nuk ka ndërmend të arrijë paqe” në Gaza.

Fidan i bëri deklaratat në një konferencë të përbashkët shtypi që mbajti të dielën me homologun e tij saudit.

“Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanyahu kryejnë masakra të reja sa herë që ka një klimë pozitive. Kjo tregon se ata në fakt nuk kanë qëllim për paqe”, tha Hakan Fidan.

“Fakti që Hamasi pranon kushtet për një armëpushim shihet nga Izraeli si një shenjë dobësie dhe dorëzimi, gjë që është shumë e rrezikshme,” këmbënguli ai.

“Pas sulmit ndaj civilëve në Khan Younis, ne e kuptojmë se qëllimi i Izraelit nuk është t’i japë fund këtij konflikti, por të vazhdojë politikën e tij të asgjësimit të popullit palestinez”, shtoi Fidan.

Sipas Hamasit, 92 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në kampin e personave të zhvendosur në Al Mawasi, pranë Khan Younis. Shërbimi i Mbrojtjes Civile, nga ana e tij, foli për 20 të vdekur në kampin e refugjatëve Al-Sati, në qytetin e Gazës.

Izraeli këmbëngul se në sektorin Khan Younis objektivat e tij ishin dy figura të larta të Hamasit, përkatësisht Mohammed Deif dhe Rafa Salama, kreu i krahut ushtarak të organizatës dhe komandanti i Khan Younis.

“Meqenëse marrëveshja e armëpushimit ishte pranuar, megjithëse me vështirësi, nga Hamasi, Izraeli duhet ta pranojë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i japë fund gjakderdhjes”, tha Fidan.

“Përndryshe, do të ketë më shumë të vdekur, masakra dhe destabilitet dhe ne nuk e duam këtë”, shtoi ai.

Hamasi tërhiqet nga negociatat

Ditën e djeshme, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha AFP se grupi po tërhiqej nga negociatat indirekte, duke denoncuar “masakra kundër civilëve të paarmatosur”.

Hamasi “është gati të rifillojë negociatat” kur Izraeli “të demonstrojë se është serioz për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi” dhe të jetë dakord për shkëmbimin e të burgosurve palestinezë me pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza.

Në total, të paktën 141 njerëz u vranë brenda 24 orëve në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit. Ky është një nga llogaritjet më të rënda ditore në shumë javë.

Një zyrtar i UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, tha se ai pa, në spitalin Nasser të Khan Younis, “imazhe të tmerrshme”, disa nga më të këqijat që nga fillimi i luftës.

“Pashë foshnja të gjymtuara, fëmijë të paralizuar, të cilët ishin të pamundur për t’u trajtuar,” përshkroi Scott Anderson, zëvendës koordinator i agjencisë për çështjet humanitare.

Pamjet e AFP-së nga Al Mawassi tregojnë tenda të djegura, çarçafë krevati dhe dyshekë të grisur.

Ushtria izraelite këmbënguli se “shumica e viktimave ishin terroristë”, ndërsa Netanyahu tha se operacioni në Khan Younis dërgoi “një mesazh parandalues” për armiqtë e Izraelit dhe ndihmoi në dobësimin e Hamasit.

Ushtria po vazhdon gjithashtu operacionet e saj në sektorin Rafah, në jug, dhe në qytetin e Gazës, në veri, ku thotë se ka “vrarë shumë terroristë”.

Sipas mjekëve palestinezë, të paktën tetë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Gazës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.