Tokë dhe prona në bregdet, Apeli vendos: Ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj t’i konfiskohet pasuria

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për konfiskimin e disa pasurive të ish-gjyqtarit të Lartë, Guxim Zenelaj. Vendimi i Apelit, i formës së prerë, kalon në llogari të shtetit një sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, […]

Korrik 15, 2024 - 10:50
 0
Tokë dhe prona në bregdet, Apeli vendos: Ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj t’i konfiskohet pasuria

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për konfiskimin e disa pasurive të ish-gjyqtarit të Lartë, Guxim Zenelaj.

Vendimi i Apelit, i formës së prerë, kalon në llogari të shtetit një sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.

Zenelaj u largua nga Gjykata e Lartë para nisjes së procesit të vetingut, por ndaj tij nisi një hetim nga SPAK më pas për “fshehje pasurie”. Pasuritë e konfiskuara rezultojnë të pa justifikuara në burime të ligjshme financiare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.