VIDEO / “Nuredin Dumani, mbaje të dashurën se…”, kush është partnerja e ‘Shkodranit’, shënjestra e tritolit të djeshëm në Elbasan

Xhovana Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës, 14 korrik në Elbasan. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i Nikollit, shtetasi Enea Thomarai, rreth 26 vjeç, të cilin e ka dëmtuar dera e banesës së tij. Xhovana Nikolli është një personazh i njohur […]

Korrik 15, 2024 - 11:15
 0
VIDEO / “Nuredin Dumani, mbaje të dashurën se…”, kush është partnerja e ‘Shkodranit’, shënjestra e tritolit të djeshëm në Elbasan

Xhovana Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës, 14 korrik në Elbasan.

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i Nikollit, shtetasi Enea Thomarai, rreth 26 vjeç, të cilin e ka dëmtuar dera e banesës së tij.

Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli ku është kthyer në një të penduar të drejtësisë.

E dashura e tij bëri bujë në median rozë, në momentin kur i shkoi Amarildo Nikollit me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Xhovana Nikolli krahas videos në atë kohë të publikuar në rrjetet sociale.

Xhovana Nikolli pak ditë para shpërthimit me lëndë plasese ka shpërndarë një video live duke folur mbi të dashurën e të penduarit të SPAK, Nuredin Dumani.

Mes të tjerash me tone kërcënuese Gjovana Nikolli i thotë: O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund t’i bëj….

Para policisë së Elbasanit Nikolli s’ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.