Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend: Gjatë vitit 2023 Dibra qarku me kriminalitetin më të ulët, Vlora me përqindjen më të lartë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në Kuvend një pasqyrë të vitit 2023 të punës së institucionit që ai drejton. Në fjalën

Korrik 15, 2024 - 11:40
 0
Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend: Gjatë vitit 2023 Dibra qarku me kriminalitetin më të ulët, Vlora me përqindjen më të lartë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në Kuvend një pasqyrë të vitit 2023 të punës së institucionit që ai drejton.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Çela theksoi se qarku me kriminalitetin më të ulët është Dibra, ndërsa ai me kriminalitetin më të lartë është Vlora.

“Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.Ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë ”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar  55253[1] materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, dhe janë mbartur 21011 procedime penale./ vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.