Pse Mungesa e Ujit Nxit Shtimin në Peshë – Sa Duhet të Pini

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës. Lexoni nga AgroWeb.org disa këshlla shumë të […] The post Pse Mungesa e Ujit Nxit Shtimin në Peshë – Sa Duhet të Pini appeared first on AgroWeb.

Korrik 15, 2024 - 11:55
 0
Pse Mungesa e Ujit Nxit Shtimin në Peshë – Sa Duhet të Pini

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.

Uji është i domosdoshëm për shëndetin.

Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori.

Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

Lexoni nga AgroWeb.org disa këshlla shumë të vlefshme.

Uria Dhe Etja

Shpërthimet e urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët.

Shpesh herë, etja maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë.

Një gotë ujë e shuan urinë në shumicën e rasteve, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.

Sipas tyre, dehidratimi nxit dëshirën për ëmbëlsira dhe kjo ndodh veçanërisht gjatë një aktiviteti fizik.

Kur njeriu kryen aktivitet fizik ndërsa është i dehidratuar, karbohidratet e ruajtura në organizëm vihen në përdorim në një ritëm shumë të shpejtë.

Kësisoj, dëshira për ëmbëlsira është shumë e madhe.

Kjo është vetëm një nga arsyet përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.

Uji Mposht Urinë

Pirja e një gote me ujë sa herë që ndiheni të uritur, apo përpara një vakti e mbush stomakun përkohësisht dhe shuan dëshirën për ushqim të parakohshëm.

Uji siguron që tretja dhe metabolizmi funksionojnë në kapacitet të plotë për të garantuar një peshë të mirë trupore.

Uji Dhe Shëndeti i Veshkave

Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionin optimal të veshkave.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse veshkat nuk funksionojnë mirë, mëlçia ngarkohet me një barrë më të rëndë për metabolizmin.

Një mëlçi e mbingarkuar me punë, nënkupton një shtim në peshë të pashmangshëm.

Kur Duhet Të Pini Ujë Patjetër?

Ekspertët sugjerojnë që të mos e neglizhoni pirjen e ujit në këto situata:

Kur konsumoni ushqime të thata dhe të yndyrshme,

Kur konsumoni ushqime të kripura,

Kur jeni të stresuar, sepse stresi rrit metabolizmin dhe ky i fundit ka nevojë për më shumë ujë,

Sa më e madhe të jetë e pesha juaj, aq më shumë ujë duhet të pini për tretjen, qarkullimin e gjakut dhe funksione të tjera,

Kur stërviteni ose kryeni aktivitet fizik.

Si Të Pini Më Shumë Ujë?

Pini dy gota ujë sa të zgjoheni nga gjumi

Mbani një shishe me ujë me vete kudo që të shkoni

Vendosni alarme të ndryshme në telefonin tuaj që të kujtoheni të pini ujë çdo orë./AgroWeb.org

The post Pse Mungesa e Ujit Nxit Shtimin në Peshë – Sa Duhet të Pini appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.