Altin Dumani: Krimi i organizuar shqiptar, ndër më të fuqishmit në botë

Në prezantimin e raportit për punën e SPAK gjatë vitit 2023, kreu i kësaj strukture Altin Dumani e ka konsideruar krimin e organizuar shqiptar ndër më të fuqishmit në botë. Në fjalën e tij, ai tha se pavarësisht këtij fakti, masat e arrestit në burg zënë 49% të totalit. “Paçka se hetojmë krimin e organizuar, […]

Korrik 15, 2024 - 12:55
 0
Altin Dumani: Krimi i organizuar shqiptar, ndër më të fuqishmit në botë

Në prezantimin e raportit për punën e SPAK gjatë vitit 2023, kreu i kësaj strukture Altin Dumani e ka konsideruar krimin e organizuar shqiptar ndër më të fuqishmit në botë.

Në fjalën e tij, ai tha se pavarësisht këtij fakti, masat e arrestit në burg zënë 49% të totalit.

Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot për të qenë realist ndër më të fuqishmit në botë dhe një nivel të sofistikuar subjektesh, masa e arrestit në burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Aktualisht, numri total i të paraburgosuve nëpër institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga SPAK zënë vetëm 8.5% në raport me numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në Shqipëri”, tha ndër të tjera Altin Dumani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.