CNN: Tre armë qëlluan në atentatin kundër Trump, detaje nga analiza mjeko-ligjore

Gjithsej tre armë qëlluan gjatë atentatit kundër Donald Trump, sipas rezultateve të analizave audio mjeko-ligjore të cituara nga CNN. Tre të shtënat e

Korrik 15, 2024 - 15:00
 0
CNN: Tre armë qëlluan në atentatin kundër Trump, detaje nga analiza mjeko-ligjore

Gjithsej tre armë qëlluan gjatë atentatit kundër Donald Trump, sipas rezultateve të analizave audio mjeko-ligjore të cituara nga CNN.

Tre të shtënat e para erdhën nga ajo që hetimi e quajti “Arma A “, pesë të tjerat ishin në përputhje me atë që hetimi e quajti “Arma B” dhe e fundit ishte nga një “Armë C ” e mundshme, sipas analizës audio nga Catalin Grigoras dhe Cole Whitecotton, i Qendrës Kombëtare për Mjekësinë Ligjore të Medias në Universitetin e Kolorados në Denver.

Analiza konfirmoi gjithashtu se agresori ishte rreth 110 deri në 120 metra nga podiumi ku po fliste Trump, sipas ekspertit të mjekësisë ligjore Robert Maher. Ky përfundim është në përputhje me vlerësimin e CNN se sulmuesi ishte në çatinë e ndërtesës në një distancë prej rreth 120 metrash nga Donald Trump kur u qëllua.

Sipas njoftimit të FBI-së të dielën, sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Mattheë Crooks, ka vepruar i vetëm. Krahas armës së tij, në incident janë qëlluar edhe nga armët e organeve të sigurisë të cilat e kanë neutralizuar atë.

Burimet e sigurisë të cituara nga ABC News thonë se FBI ka në posedim të saj tre armë nga ngjarjet e së shtunës në Butler, Pensilvani: armët përfshijnë një që i përket sulmuesit , një që i përket agjentit të Shërbimit Sekret që qëlloi dhe vrau sulmuesin dhe nj. që i përket një zëvendësi të sherifit të kontesë Butler./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.