Kredi me 0 % interes për banesa, hapen aplikimet për punonjësit Administratës Publike

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për punonjësit e Administratës Publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Nga ky program do të përfitojnë 300 punonjës të Administratës Publike në kategoritë: Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Arsimit dhe Sportit; […]

Korrik 15, 2024 - 15:25
 0
Kredi me 0 % interes për banesa, hapen aplikimet për punonjësit  Administratës Publike

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për punonjësit e Administratës Publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës.

Nga ky program do të përfitojnë 300 punonjës të Administratës Publike në kategoritë:

  1. Ministria e Brendshme;
  2. Ministria e Mbrojtjes;
  3. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  4. Ministria e Arsimit dhe Sportit;
  5. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social;
  6. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo kredi e lehtësuar për blerjen e banesave do të jetë me 0 % interes, ndërsa aplikimi do të bëhet në portalin e-Albania. Aplikimet janë hapur më 15 korrik dhe do të mbyllen më 14 gusht 2024 në orën 09.00.

Dokumentet e nevojshme që duhet të ngarkohen nga aplikantët në e-Albania.

-Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi);

-Vërtetim negativ nga Agjencia Shteterore e Kadastres, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi);

-Marrëveshje noteriale për bashkejetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e).

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.