VIDEO/ Shakira i ‘mahniti’ 65.000 tifozët në pjesën e parë të finales së Copa America… Për pesë minuta, 2 milionë dollarë!

Për herë të parë në historinë e finaleve të Copa America, në pushimin e pjesës së parë pati një shfaqje muzikore me Shakira, që merrte përsipër për të argëtuar 65.000 kolumbianët dhe argjentinasit që kishin mbushur tribunat e stadiumit Hard Rock në Miami të SHBA. Skuadrat e Messit dhe James Rodríguez mund të mos ketë shfaqur futboll të […]

Korrik 15, 2024 - 22:15
 0
VIDEO/ Shakira i ‘mahniti’ 65.000 tifozët në pjesën e parë të finales së Copa America… Për pesë minuta, 2 milionë dollarë!

Për herë të parë në historinë e finaleve të Copa America, në pushimin e pjesës së parë pati një shfaqje muzikore me Shakira, që merrte përsipër për të argëtuar 65.000 kolumbianët dhe argjentinasit që kishin mbushur tribunat e stadiumit Hard Rock në Miami të SHBA.

Skuadrat e Messit dhe James Rodríguez mund të mos ketë shfaqur futboll të mirë në pjesën e parë të finales, ku momenti më i mirë u takon kolumbianëve me traversën e Kordobës në minutën e 7-të, por këngëtarja kolumbiane u sigurua që me paraqitjen e saj të kompensonte spektatorë.

Pavarësisht se ndeshja nisi një orë e gjysmë me vonesë për shkak të kaosit të krijuar nga tifozët jashtë stadiumit, pasi shumë u përpoqën të hynin në stadiumin Hard Rock pa bileta për ndeshjen, Shakira performoi të gjithë setin e saj, duke kënduar nga “Hips Don’t Lie” dhe Punteria, e cila është kënga zyrtare e eventit.

Superylli kolumbian i industrisë së muzikës që kishte trazuar botën edhe në Superbowl Amerikan, sipas mediave në SHBA do të paguhet për spektaklin pesëminutësh që dha me shumën prej 2 milionë dollarësh.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.