Pas ekstradimit nga Shqipëria lirohet në Itali “Buzëderri”, Sokol Sinomati do të hetohet në gjendje të lirë

I arrestuar brenda pak orëve pasi amnistia e liroi, Sokol Sinomati apo “Buzëderri”, u lirua në Itali pasi u ekstradua nga Shqipëria në

Korrik 15, 2024 - 22:55
 0
Pas ekstradimit nga Shqipëria lirohet në Itali “Buzëderri”, Sokol Sinomati do të hetohet në gjendje të lirë

I arrestuar brenda pak orëve pasi amnistia e liroi, Sokol Sinomati apo “Buzëderri”, u lirua në Itali pasi u ekstradua nga Shqipëria në 4 qershor.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Sinomati do vijojë të qëndrojë në Itali për t’u hetuar në gjendje të lirë nga gjykata e Leçes.

Kujtojmë se në muajin prill të këtij viti, Sinomati u dënua me 12 vite burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.

Sapo doli nga qelia e burgut, Sinomati u arrestua sërish në Vlorë, për t’u ekstraduar më pas në Itali.

Gjithashtu Sokol Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinomati i ekzekutuar me snajper në janar të këtij viti në Vlorë./vizionplus.tv

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.