Sulm ajror izraelit në Liban, humbin jetën 3 persona

Sipas mediave të huaja të paktën tre civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Libanit Dëshmitë e

Korrik 15, 2024 - 22:55
 0
Sulm ajror izraelit në Liban, humbin jetën 3 persona

Sipas mediave të huaja të paktën tre civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Libanit

Dëshmitë e transmetuara nga rrjeti televiziv Al Arabiya thonë se avionët izraelitë kanë sulmuar këtë mbrëmje rreth orës 20:45 dhe kanë goditur një shtëpi me të paktën dy raketa .

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ka pasur armiqësi pothuajse të përditshme.

Që atëherë, sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar më shumë se 500 vdekje , nga të cilat rreth 100 janë konfirmuar si civilë, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë.

Në të njëjtën periudhë, 29 persona janë vrarë në Izrael , 16 ushtarakë dhe 13 civilë, sipas autoriteteve izraelite.

Vlerësohet se pothuajse 150,000 banorë të zonave kufitare, përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin, kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve .

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.