Atentati ndaj Trump, FBI hap telefonin e agresorit

FBI ka mundur të hyjë në telefonin e Thomas Mattheë Crooks, atentatorit të tubimit të Donald Trump, ku mbeti i plagosur presidenti dhe

Korrik 15, 2024 - 23:50
 0
Atentati ndaj Trump, FBI hap telefonin e agresorit

FBI ka mundur të hyjë në telefonin e Thomas Mattheë Crooks, atentatorit të tubimit të Donald Trump, ku mbeti i plagosur presidenti dhe dy persona të tjerë, ndërsa një ish-shef zjarrëfikëseje mbeti i varë.

Mediat amerikane raportojnë se hetuesit kanë kryer afërsisht 100 intervista të personelit të zbatimit të ligjit, pjesëmarrësve të ngjarjeve dhe dëshmitarëve të tjerë.

Hapat hetimor janë pjesë e hetimit fillestar të FBI-së për të shtënat e së shtunës në një tubim elektoral të ish-Presidentit amerikan Trump, të cilin ajo po e heton si një tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit dhe terrorizmit lokal.

Autoritetet kanë thënë më parë se besojnë se Crooks ka vepruar i vetëm dhe se ata ende nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë një motiv për të shtënat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.