Sherr për shezlongët në plazhin italian, dy gra përleshen me njëra-tjetrën (VIDEO)

Një sherr i ashpër shpërtheu në një plazh në Itali për shezlongët, sipas një video të publikuar nga një parlamentar italian. Në videon e postuar në Facebook

Korrik 16, 2024 - 10:20
 0
Sherr për shezlongët në plazhin italian, dy gra përleshen me njëra-tjetrën (VIDEO)

Një sherr i ashpër shpërtheu në një plazh në Itali për shezlongët, sipas një video të publikuar nga një parlamentar italian.

Në videon e postuar në Facebook nga deputeti Francisco Emilio Borelli, shihen gra që konfliktohen fizikisht me njëra-tjetrën, pasi njëra prej tyre kërkonte shezlongët buzë detit.

Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë edhe rojet e plazhit, të cilët kanë tentuar të ndalojnë konfliktin.

Përleshja ka ndodhur në resortin Varcaturo, pranë Napolit.

Në postimin e tij, deputeti italian akuzon gratë se me sjelljet e tyre rrezikojnë sigurinë publike.

“Kërkojmë që gratë që morën pjesë në përleshje të identifikohen, të vihen para drejtësisë dhe të ndëshkohen”, përfundon deputeti italian në postimin e tij./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.