Identifikohet autori në Korçë/ Qëlloi me armë nga ballkoni, policia evakuon banorët

Policia reagon për ngjarjen në Korçë. Informacion paraprak Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi Edmond Naska, 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati). Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e […]

Korrik 16, 2024 - 12:00
 0
Identifikohet autori në Korçë/ Qëlloi me armë nga ballkoni, policia evakuon banorët
Policia reagon për ngjarjen në Korçë.

Informacion paraprak

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.