Kreu i KLSH, Shehu, flet për AKU dhe institucionet: Të hetohen faktorët që ndikuan në rritjen e të sëmurëve me tumor!

Kreu i KLSH, Arben Shehu ka folur për skandalin te Onkologjiku, ku mjekët dërgonin pacientët me tumor në klinikën private të mjekut Edmond Gashi. Duke raportuar për raportin e vitit 2023 për KLSH në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Shehu tha se KLSH vlerëson se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Sipas tij, […]

Korrik 16, 2024 - 12:50
 0
Kreu i KLSH, Shehu, flet për AKU dhe institucionet: Të hetohen faktorët që ndikuan në rritjen e të sëmurëve me tumor!

Kreu i KLSH, Arben Shehu ka folur për skandalin te Onkologjiku, ku mjekët dërgonin pacientët me tumor në klinikën private të mjekut Edmond Gashi. Duke raportuar për raportin e vitit 2023 për KLSH në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Shehu tha se KLSH vlerëson se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë.

Sipas tij, duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.

“Në vazhdimësi do donimin të kishim një mundësi për të bashkëpunuar. Nuk kërkohet vetëm mbështetje për punën por për arritjen e objektivave, dhe për zgjidhjen e problematikave që ne i kemi hasur në punën tonë. Siç përmendim situatën në Shëndetësi, siç është ai i Onkologjikut, është një niveli maksimal i lartë i riskut që kërkohet përgjegjësi e stafit të KLSH por edhe e institucionit që e monitoron spitalin. Kërkohet vëmendje shumë e madhe për zbatimin e rekomandimeve që ne kemi dhënë për shëndetësisë, do kërkojmë një analizë. Ne vlerësojmë se situata në onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Duhet të ketë një analizë për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale”, tha Shehu.

Shehu zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.

‘Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt.’

Rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të ketë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku

‘Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi.’

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.