Plot 270 mijë euro\ Kredia 1 mln lekë, zbuloi dajën e Olti Bistrit si blerës fiktiv i makinës dhe dyqanit

Një kredi prej 1 milion lekë të vjetra e marë në vitin 2015 nga Durim Dadaj, daja i ish-shefit të operacionales Oltian Bistri, ka lindur dyshime të forta mbi pasurinë e tij. Kjo kredi e marë nga daja në 2015 dhe futja e noteres në muajin Gusht 2023 brenda në ambjentet të paraburgimit të Durrësit, […]

Korrik 16, 2024 - 12:50
 0
Plot 270 mijë euro\ Kredia 1 mln lekë, zbuloi dajën e Olti Bistrit si blerës fiktiv i makinës dhe dyqanit

Një kredi prej 1 milion lekë të vjetra e marë në vitin 2015 nga Durim Dadaj, daja i ish-shefit të operacionales Oltian Bistri, ka lindur dyshime të forta mbi pasurinë e tij.

Kjo kredi e marë nga daja në 2015 dhe futja e noteres në muajin Gusht 2023 brenda në ambjentet të paraburgimit të Durrësit, ku bistri lëshoi një prokurë për bashkëshorten me qëllim tjetërsimin e pasurive, kanë shërbyer si indiciet më të forta që çuan SPAK-un të hapë një hetim pasuror për Oltian Bistrin dhe familjarët e tij, duke vënë në zbatimin ligjin “Antimafia”.

Hetimi i SPAK, ka zbuluar se në emër të Durim Dadaj është rregjitruar fillimisht në 2016 një automjet i prodhimit 2005 “Land Rover” model “Frilander”.

Ky mjet është rregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor në emër të Durim Dadaj, i cili sipas SPAK 5 muaj para se të blinte këtë makinë, në 24 dhjetor 2015 ka marë një kredi konsumatore në vlerën 1 milion lekë të vjetra me afat shlyerje 18 muaj dhe dorëzanës ka qënë Enert Dadaj.

“Ora News” ka mësuar se nuk ka kaluar shumë nga bërja pronar i makinës “Land Rover” model “Frilander”, daja i Oltian Bistrit, Durim Dadaj, ka lidhur një kontratë sipërmarje me kompaninë “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos, duke blerë në korrik 2017 një dyqan me vlerë 110 m2 me vlerë prej 270 mijë euro.

Nga të cilat janë likujduar 120 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 150 mijë euro do të likujdohej gradualisht përmes bankës për një afat 30 muaj.

Sipas dosjes hetimore rezulton se Durim Dadaj e ka blerë dyqanin tek i njëjti subjekt shoqëria “Arlis-Ndërtim”, në të njëjtën datë 11 korrik 2017, në të cilën motra e tij N.Bistri (mamaja e Oltian Bistrit) ka blerë një njësi në shumën 230.000 euro, si dhe nipi i tij Ervin Bistri (vëllai i Oltian Bistrit) ka blerë një njësi (dyqan) në shumën 320.000 euro.

Gjithashtu po tek i njëjti subjekt shoqëria “Arlis-Ndërtim” vetëm dy ditë më pas, ka blerë një dyqan në shumën 180.000 euro edhe Stela Tarka, e cila është kunata e Oltianit.

Nga të dhënat e administruara nga bankat e nivelit të dytë rezulton se Durim Dadaj, daja i Oltianit është paguar me pagë me vlerë nën nivelin e pagave mesatare dhe marrja e një kredie konsumatore në një vlerë 1 milion lekë, tregon sipas prokurorisë lidhur me vështirësinë e tij ekonomike për të përballuar edhe nevojat më bazike të jetesës si dhe pamundësinë e tij, për të blerë një dyqan në shumën 270 mijë euro, si dhe një automjet luksoz të markës “Range Rover Sport”, vetëm pesë muaj pasi ka marrë kredinë konsumatore.

Ndërkohë Muhedin Tarka me kontratën e sipërmarrjes për prenotim vilë në 24 dhjetor 2021 ka prenotuar ndërtimin e një vilë tek Shoqëria “ORION”, konkretisht “Vila A14”, me sipërfaqe parcele 372.3 m², me sipërfaqe totale ndërtimi 285.7 m², e përbërë nga sipërfaqe totale mbitokë prej 192.8 m², përkatësisht sipërfaqe në katin përdhe prej 90.5 m², sipërfaqe në katin e parë prej 102.3 m² dhe sipërfaqe nëntokë prej 92.9 m², kundrejt çmimit 310.000 euro.

Pasuria e mësipërme ndodhet në rezidencën e banimit “Green Valley” të ndërtuar nga Shoqëria “ORION”, me adresë Sauk, konkretisht në anën jugore të Liqenit të Tiranës, 100 metra nga unaza e madhe, në një nga rezidencat më luksoze në Tiranë.

Çmimi prej 310.000 euro i përcaktuar në kontratën e sipërmarrjes, sipas prokurorisë nuk korrespondon me çmimin real të tregut në atë zonë dhe rezidencë, pasi në rezidencën e banimit “Green Valley” çmimet janë rreth 3 herë më të larta se ai i deklaruar në kontratë.

Sipas SPAK, nëse këto pasuri do të kishin pasur si burim krijimi të ardhura të ligjshme të fituara nga personi nën hetim dhe familjarët e tij, nuk do të kishte asnjë shkak të arsyeshëm që këta persona të ndërmerrin veprime kaq të ngutshme për t’i shitur ato, duke i shitur me të njëjtin çmim që i kanë blerë disa vite më parë.

Nga një përllogaritje e thjeshtë matematikore rezulton se dy apartamentet me sipërfaqe 400 m² janë blerë në shumën 200 mijë euro, që në përpjestim me sipërfaqen prej 400 sa çmimi për metër katror është 500 euro, ndërkohë çmimi i sipërfaqes së ndërtimit aktualisht në atë kompleks është rreth 1500-1600 euro.

Pasuritë e evidentuara nga hetimet, referuar çmimeve të shënuara në kontratat përkatëse noteriale, janë blerë nga personi nën hetim Oltian Bistri, familjarët e tij dhe personat e afërm, kryesisht tek i njëjti subjekt tregtar shoqëria “Arlis-Ndërtim” dhe në vlera përgjithësisht disa herë më të ulëta se çmimet e tregut.

Ndërsa pagesat për blerjen e tyre janë kryer kryesisht duke depozituar paratë “Cash” në bankë në llogarinë e sipërmarrësit.
Ç’ka sipas prokurorisë tregon se kjo mënyrë veprimi është zgjedhur qëllimisht për të fshehur prejardhjen e vërtetë nga kanë buruar këto të ardhura, duke i deklaruar ato në momentet e depozitimit në bankë si të ardhura nga ndërtimi dhe emigracioni në Greqi, duke qenë se një pjesë e familjarëve dhe të afërmve të tij si dhe vetë subjekti nën hetim pasuror Oltian Bistri, kanë jetuar në Greqi.

“…në kushtet kur asnjë nga personat e lartpërmendur nuk rezulton të ketë pasur të ardhura të mjaftueshme nga burime të ligjshme, për të mbuluar shpenzimet në vlera të konsiderueshme për blerjen e pasurive të përshkruara më sipër, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se këto pasuri kanë pasur si burim të ardhura jo të ligjshme të fituara nga aktiviteti kriminal i Oltian Bistri, i cili duke përdorur familjarët dhe të afërmit e tij ka fshehur origjinën e pa ligjshme prej nga kanë buruar të ardhurat e tij…”-thuhet në dosjen e prokurorisë. (Ora News)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.