Bilisht\ Dhunoi 42-vjeçarin Rigels Kaso, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI)

Bajram Gjeleshi , 34-vjeç është shpallur në kërkim nga Policia pasi pas hetimeve ka rezultuar se është autori i cili rrahu brutalisht 42-vjeçarin Rigels Kaso. Sipas informacioneve nga Policia, Barjam Gjeleshi  34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin. Teksa hetimet […]

Korrik 16, 2024 - 13:15
 0
Bilisht\ Dhunoi 42-vjeçarin Rigels Kaso, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI)
Bajram Gjeleshi , 34-vjeç është shpallur në kërkim nga Policia pasi pas hetimeve ka rezultuar se është autori i cili rrahu brutalisht 42-vjeçarin Rigels Kaso.

Sipas informacioneve nga Policia, Barjam Gjeleshi  34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin.

Ndërkohë që 42-vjeçari Rigels Kaso vijon ende të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve teksa ka kaluar në vdekje klinike, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.