“Ëndrra ime u bë realitet”, Mbappe tashmë është zyrtarisht një madrilen

Kylian Mbappe nga sot është zyrtarisht madrilen. Sulmuesi francez u prezantua ditën e sotme në “Santiago Bernabeu”  ku ju bë një pritje fantastike

Korrik 16, 2024 - 14:40
 0
“Ëndrra ime u bë realitet”, Mbappe tashmë është zyrtarisht një madrilen

Kylian Mbappe nga sot është zyrtarisht madrilen. Sulmuesi francez u prezantua ditën e sotme në “Santiago Bernabeu”  ku ju bë një pritje fantastike nga mijëra tifozë.

Në fjalën e tij para tifozëve Mbappe theksoi se ju realizua një ëndërr.

“Është diçka e jashtëzakonshme të jem këtu. “E kam ëndërruar këtë moment prej vitesh, tani mund ta quaj veten një fëmijë i lumtur. Së pari falenderoj presidentin Perez, që ka besuar tek unë, si dhe të gjithë tifozët e Real Madrid, të cilët janë gjithmonë shumë të dashur dhe që më bëjnë edhe mua të ndihem më krenar që do të luajë për një skuadër si Real Madrid. Do të jap jetën për këtë fanellë, jam në klubin më të madh në botë”, tha Mbappe.

Francezi te Reali siç dihet do të mbajë fanellën me numrin 9-të. Mbappe ka firmosur një kontratë 5 vjeçare më Real Madrid.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.