Albin Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti. Kurti uroi ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë që theksoi se anëtarësimi i […]

Korrik 16, 2024 - 15:25
 0
Albin Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i Kosovës

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Kurti uroi ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë që theksoi se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës, shkruan Klankosova.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Ëesterlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë”, thuhet në njoftim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.