Të fshehura në banane, kapen kokainë me vlerë 220 milionë dollarë në Ekuador, arrestohen pesë persona

Autoritetet në Ekuador kanë gjetur 6.23 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë banane. Qentë nuhatën prezencën e lëndës narkotike, duke sinjalizuar kështu

Korrik 16, 2024 - 16:10
 0
Të fshehura në banane, kapen kokainë me vlerë 220 milionë dollarë në Ekuador, arrestohen pesë persona

Autoritetet në Ekuador kanë gjetur 6.23 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë banane.

Qentë nuhatën prezencën e lëndës narkotike, duke sinjalizuar kështu policinë që të kryente kontroll. Si pasojë e kontrollit të ushtruar u sekuestruan 5630 pako të mbushura me një substancë të bardhë që më vonë rezultoi pozitive për kokainë.

Dërgesa ishte e destinuar për në Gjermani, thanë zyrtarët, dhe vlerësohet në shifrën 224 milion dollarë (173 milion £) nëse do të arrinte destinacionin e saj.

Pesë persona u arrestuan, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Policia tha se kishte gjetur sasinë masive të kokainës gjatë një inspektimi rutinë të kontejnerit të ruajtur në portin Posorja në jug-perëndim të qytetit më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Pakot e kokainës ishin fshehur nën arka me banane të destinuara për eksport.

Një nga të arrestuarit në lidhje me kapjen e drogës ishte një përfaqësues i kompanisë së eksportit përgjegjës për dërgesën, për të cilin prokurorët thanë se kishte qenë i pranishëm në inspektim dhe u dhanë zyrtarëve emrat e katër të dyshuarve të tjerë.

Mes tyre janë drejtuesit e plantacionit të bananeve ku dyshohet se kokaina i është shtuar ngarkesës së frutave, si dhe shoferi që çoi kontejnerin në port.

Ekuadori është bërë një vend kryesor tranziti për kokainën e prodhuar në Perunë dhe Kolumbinë fqinje, me bandat kriminale transnacionale që përdorin portet e Ekuadorit për të transportuar drogën në Evropë dhe SHBA.

Vitin e kaluar, forcat e sigurisë ekuadoriane kapën më shumë se 200 ton drogë, shumica e të cilave kokainë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.