Në gjendje të dehur, burri i vendos zjarrin sipërfaqes me shkurre në Berat

Një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është djegur në fshatin Lapardha 2, ndërsa zjarri iu vendos nga një shtetas, i cili është ndaluar nga Policia e Beratit. Zjarri është vendosur nga një shtetas i dehur, që e riaktivizoi për të dytën herë pas fikjes. Policia ka shoqëruar shtetasin Qemal Dollani. Pas njoftimit të marrë lidhur […]

Korrik 16, 2024 - 17:00
 0
Në gjendje të dehur, burri i vendos zjarrin sipërfaqes me shkurre në Berat

Një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është djegur në fshatin Lapardha 2, ndërsa zjarri iu vendos nga një shtetas, i cili është ndaluar nga Policia e Beratit.

Zjarri është vendosur nga një shtetas i dehur, që e riaktivizoi për të dytën herë pas fikjes.

Policia ka shoqëruar shtetasin Qemal Dollani.

Pas njoftimit të marrë lidhur me vatrën e zjarrit, ka ndërhyrë grupi i shërbimit me dy mjete zjarrëfikëse, të cilët neutralizuar flakët.

Edhe pse situata u vu shpejt në kontroll dhe zjarri u fik, pas ikjes së zjarrfikësve pirromani i dehur e riaktivizoi për të dytën herë zjarri, duke detyruar zjarrfikësit të ktheheshin edhe një herë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.