“E kam ëndërruar, e pabesueshme të jesh këtu”/ Kylian Mbappe prezantohet te…

Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht te Real Madid. Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, të mbushur në kapacitetin maksimal nga tifozët, Mbappe deklaroi se për të, ishte diçka e pabesueshme që të ishte në Madrid. Teksa u prezantua në gjuhën spanjolle, Mbappe tha se ka ëndërruar prej vitesh që të luante me Real Madrid dhe se tanimë […]

Korrik 16, 2024 - 17:50
 0
“E kam ëndërruar, e pabesueshme të jesh këtu”/ Kylian Mbappe prezantohet te…

Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht te Real Madid. Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, të mbushur në kapacitetin maksimal nga tifozët, Mbappe deklaroi se për të, ishte diçka e pabesueshme që të ishte në Madrid.

Teksa u prezantua në gjuhën spanjolle, Mbappe tha se ka ëndërruar prej vitesh që të luante me Real Madrid dhe se tanimë ëndrra e tij u bë realitet.

“Përshëndetje të gjithëve. Do përpiqem të flas në gjuhën spanjolle. Është e pabesueshme të jesh këtu, e pabesueshme. E kam ëndërruar për shumë vite që të luaj me Real Madrid dhe sot më realizohet ëndrra. Jam shumë i lumtur. Dua të falenderoj së pari presidentin Florentino Perez, i cili më ka mbështetur që në ditën e parë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por dua t’i them faleminderit”, tha Mbappe gjatë prezantimit të tij në “Santiago Bernabeu”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.