Shkoi për vizitë pune në Rusi, mbytet në lumë zyrtari i Koresë së Veriut

Kreu i një delegacioni elitar ushtarak të Koresë së Veriut ka ndërruar jetë në Moskë. Kim Geum Chol, president i Universitetit Ushtarak Kim

Korrik 16, 2024 - 18:15
 0
Shkoi për vizitë pune në Rusi, mbytet në lumë zyrtari i Koresë së Veriut

Kreu i një delegacioni elitar ushtarak të Koresë së Veriut ka ndërruar jetë në Moskë.

Kim Geum Chol, president i Universitetit Ushtarak Kim Il Sung, thuhet se është mbytur teksa po notonte në kryeqytetin rus.

Kim dhe delegacioni i tij u nisën nga Pheniani më 8 korrik, në vizitën e parë publike të zyrtarëve të Koresë së Veriut në Rusi që kur Pheniani dhe Moska nënshkruan një marrëveshje të re partneriteti strategjik në qershor.

64 vjeçari, Kim Geum Chol, gjatë vizitës në Rusi, shkoi në lumin “Bolshoy Gorodskoy”  në Moskë për të notuar për t’u freskuar dhe u mbyt.

Bëjmë me dije se Kim ishte në Rusi për një vizitë pune./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.