Kaos në Kenia, demonstruesit këmbëngulin për dorëheqjen e presidentit, vritet një prej tyre

Të paktën një person u vra në protestat e reja antiqeveritare në Kenia, tha një reporter i Reuters, ndërsa policia u përplas me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e

Korrik 16, 2024 - 19:30
 0
Kaos në Kenia, demonstruesit këmbëngulin për dorëheqjen e presidentit, vritet një prej tyre

Të paktën një person u vra në protestat e reja antiqeveritare në Kenia, tha një reporter i Reuters, ndërsa policia u përplas me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit William Ruto.

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë që shpërthyen në të gjithë vendin një muaj më parë, kundër rritjes së propozuar të taksave, vazhduan edhe pasi Ruto tërhoqi projektligjin dhe shkarkoi pothuajse të gjithë kabinetin e tij. Aktivistët thonë se duan që Ruto të largohet dhe po bëjnë thirrje për ndryshime sistematike për të çrrënjosur korrupsionin dhe për t’i dhënë fund keqeverisjes.

Të paktën 50 persona janë vrarë deri më tani në protesta, tha sot Komisioni Kombëtar i Kenias për të Drejtat e Njeriut (KNCHR).

Policia qëlloi vazhdimisht kundër qindra protestuesve, disa prej të cilëve hodhën gurë, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni Reuters. Protestuesit dogjën gjithashtu gomat e makinave, valëvitën flamuj kenian dhe brohoritën “Ruto duhet të largohet!”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.