I vihet zjarri vendgrumbullit të mbetjeve në Kukës, qyteti mbulohet nga tymi

Vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të qyterit të Kukësit iu është vënë zjarri, duke krijuar një situatë kaotike. Tymi dhe era kundërmuese e lëndëve

Korrik 16, 2024 - 19:55
 0
I vihet zjarri vendgrumbullit të mbetjeve në Kukës, qyteti mbulohet nga tymi

Vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të qyterit të Kukësit iu është vënë zjarri, duke krijuar një situatë kaotike. Tymi dhe era kundërmuese e lëndëve toksike kanë përfshirë të gjithë zonën për rreth si dhe një pjesë të lagjeve të qytetit të Kukësit.

Ndërkohë, kjo është hera e trerë që kjo pikë e mbetjeve përfshihet nga zjarri brenda një viti.

Në pikën e grumbullimit kanë mbërritur forcat e zjarrfikses së qytetit, policia bashkiake dhe ajo e shtetit që po bëjnë veprimet e nevojshme.

Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perendimorë të qytetit, vetëm një kilometër në vijë ajrore nga Kukësi. Ndërkohë, dy herët e tjera zjarrfikësve iu deshën 6 muaj kohë për vënien e plotë nën kontroll të flakëve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.