Orban krerëve të BE, Lavrov: Duam një balancë interesash për krizën në Ukrainë

Rusia është e gatshme të gjejë një balancë interesash për zgjidhjen e krizës aktuale në Ukrainë. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për bashkëpunimin shumëpalësh. Për shefin e diplomacisë ruse, përfundimi i përplasjes midis Moskës dhe Kievit duhet të shoqërohet me […]

Korrik 16, 2024 - 21:50
 0
Orban krerëve të BE, Lavrov: Duam një balancë interesash për krizën në Ukrainë

Rusia është e gatshme të gjejë një balancë interesash për zgjidhjen e krizës aktuale në Ukrainë. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për bashkëpunimin shumëpalësh. Për shefin e diplomacisë ruse, përfundimi i përplasjes midis Moskës dhe Kievit duhet të shoqërohet me heqjen e kërcënimit të paraqitur nga Perëndimi për sigurinë e Rusisë.

“Në marrëveshjen për garancitë dhe marrëveshjet e ndërsjella, do të jetë e nevojshme të merren parasysh realitetet e reja gjeostrategjike në kontinentin euroaziatik, ku arkitektura kontinentale është formuar me siguri vërtetë të barabartë dhe të pandashme. Evropa rrezikon të mbetet prapa në këtë proces historik. Ne jemi gati të gjejmë një balancë interesash”, tha Sergey Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Sipas Lavrov, vendimi i Gjermanisë për të vendosur raketat amerikane me rreze të mesme veprimi është një poshtërim. Lavrov thekson se Gjermania iu nënshtrua vullnetit të Shteteve të Bashkuara. Sakaq, një tentativë për negociata po shfaqet në horizont. Është kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, i cili me anë të një letre u ka thënë udhëheqësve evropianë se Donald Trump është” i gatshëm të veprojë si ndërmjetës i paqes” midis Rusisë dhe Ukrainës nëse zgjidhet president, citon Reuters. Letra e Orbanit, drejtuar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe dërguar të gjithë liderëve të Bashkimit Evropian, u shkrua në vazhdën e takimeve të tij të diskutueshme me ish-presidentin Trump, presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping.

Në letrën e tij drejtuar këtyre liderëve, Orban tha se gjatë takimeve kishte një “vëzhgim të përgjithshëm” se “intensiteti i konfliktit ushtarak” në Ukrainë “do të përshkallëzohet rrënjësisht në të ardhmen e afërt”.

Kryeministri autoritar hungarez ka kërkuar të tregojë veten si një paqebërës në konflikt, por qëndrimi i tij është në kundërshtim me shumicën e liderëve të BE-së, të cilët kanë premtuar mbështetje të qartë për Ukrainën ndërsa ajo përpiqet të zmbrapsë përpjekjet ushtarake të Rusisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.