Liverpool propozon shkëmbimin e “çmendur” për “yllin” e Real Madrid

Ardhja e Kylian Mbappe dhe Endrick te “Galaktikët” e Real Madrid pritet të sjellë ndryshime të mëdha në sulm e këtyre të fundit, për sezonin e ardhshëm, ku një prej “të skarfikuarve”, pavarësisht se është ndër të parapëlqyerit e teknikut, Carlo Ancelotti pritet të jetë edhe “ylli” brazlian, Rodrygo, me këtë të fundit që kërkohet […]

Korrik 16, 2024 - 22:25
 0
Liverpool propozon shkëmbimin e “çmendur” për “yllin” e Real Madrid

Ardhja e Kylian Mbappe dhe Endrick te “Galaktikët” e Real Madrid pritet të sjellë ndryshime të mëdha në sulm e këtyre të fundit, për sezonin e ardhshëm, ku një prej “të skarfikuarve”, pavarësisht se është ndër të parapëlqyerit e teknikut, Carlo Ancelotti pritet të jetë edhe “ylli” brazlian, Rodrygo, me këtë të fundit që kërkohet nga jo pak skuadra të mëdha në Evropë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Rodrygo kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i Liverpool, Arne Slot, me “Të Kuqtë” që kanë vendosur të ofrojnë shërbimet e “fantazistis” kolumbian, Luis Diaz, si dhe një shumë të caktuar parash për ta bërë të mundur tranferimin e 23-vjeçarit brazilian, në “Anfield Road”.

Kolumbiani është prej kohësh në listën e dëshirave të rivalëve historik të “Los Blancos”, Barcelona, por mund të përfundojë te “Galaktikët”, gjithmonë nëse kampionët e Spanjës dhe Evropës pranojnë shkëmbimin me Liverpool, mirëpo fillimisht këta të fundit duhet bindin brazlianin Rodrygo, i cili pavarësisht çdo gjëje është i lumtur në “Santiago Bernabeu” dhe dëshiron të qëndrojë aty.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.