Kënduan me thirrje raciste, Federata franceze “denoncon” në FIFA lojtarët argjentinas

Federata Franceze e Futbollit (FFF) do t’i bëjë thirrje FIFA-s pas publikimit të një videoje që qarkullon në mediat sociale, në të cilën

Korrik 16, 2024 - 23:05
 0
Kënduan me thirrje raciste, Federata franceze “denoncon” në FIFA lojtarët argjentinas

Federata Franceze e Futbollit (FFF) do t’i bëjë thirrje FIFA-s pas publikimit të një videoje që qarkullon në mediat sociale, në të cilën lojtarët e Argjentinës dëgjohen duke kënduar një këngë raciste për futbollistët e ekipit francez, njoftoi agjencia franceze e lajmeve duke cituar një burim “të afërt”.

“FFF do të kontaktojë federatën e Argjentinës dhe FIFA-n”, tha burimi.

Argjentina po feston fitoren e saj në finalen e Kupës së Amerikës dhe, që nga e hëna pasdite, një video ka qarkulluar në rrjetet sociale të disa lojtarëve të Argjentinës, përfshirë mesfushorin Enzo Fernandez, duke përdorur sharje racore që synojnë “trengjyrëshit”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.