Biden bën thirrje për të ndaluar llojin e pushkës së përdorur në sulmin ndaj Trump
Presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje ditën e djeshme për të ndaluar llojin e pushkës gjysmë automatike të përdorur të shtunën në tentativën për vrasjen e
Presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje ditën e djeshme për të ndaluar llojin e pushkës gjysmë automatike të përdorur të shtunën në tentativën për vrasjen e Donald Trump.
“Më ndihmoni të shpëtoj rrugët e Amerikës nga këto armë lufte. Një AR-15 u përdor në sulmin kundër Donald Trump. Është koha për të ndaluar pushkë të tilla”, tha demokrati gjatë një tubimi në Las Vegas.
Join me at the 2024 NAACP National Convention as I deliver remarks. https://t.co/9WdzNzt1TE
— President Biden (@POTUS) July 16, 2024
Presidenti amerikan theksoi se “ulja e tonit nuk do të thotë shmangie e së vërtetës”, ndërsa kritikoi politikat e ndjekura nga Donald Trump, si përpjekja për të kufizuar kujdesin shëndetësor dhe uljen e taksave, si dhe “menaxhimi i dobët i pandemisë” dhe përhapjen e gënjeshtrave për Barack Obamën.
Biden filloi të listonte arritjet e administratës së tij, duke përfshirë rritjen ekonomike, reduktimin e deficitit, kujdesin shëndetësor më të përballueshëm, uljen e varfërisë dhe investimet në “drejtësinë mjedisore”.
Ai gjithashtu paraqiti një plan për 100 ditët e para të mandatit të dytë, duke përfshirë rivendosjen e të drejtave të abortit.
Administrata e ardhshme e Bidenit do t’i detyrojë miliarderët të paguajnë të paktën 25% në taksat federale, tha ai ndërsa audienca e përshëndeti atë dhe brohoriste “katër vjet të tjera”./vizionplus.tv
What's Your Reaction?