Ngjela: Ja pse ’21 Janari’ iu kalua Prokurorisë së Posaçme. Drejtësia ka prova…

Avokati Spartak Ngjela tha se çështja e 21 Janarit i ka kaluar SPAK për të hetuar mbi kryetarin e PD, Sali Berishën dhe njerëzve me pushtet. “SPAK merr vetëm pushtetarët, fakti që e ka marrë SPAK do të ketë akuzë për pushtetarët, Saliun e kompanitë. Kurse ata të tjetër i ka pasur Prokuroria dhe Gjykata […]

Korrik 17, 2024 - 10:35
 0
Ngjela: Ja pse ’21 Janari’ iu kalua Prokurorisë së Posaçme. Drejtësia ka prova…

“SPAK po heton Berishën, shfaqet me kallashnikov”, Ngjela

Avokati Spartak Ngjela tha se çështja e 21 Janarit i ka kaluar SPAK për të hetuar mbi kryetarin e PD, Sali Berishën dhe njerëzve me pushtet.

“SPAK merr vetëm pushtetarët, fakti që e ka marrë SPAK do të ketë akuzë për pushtetarët, Saliun e kompanitë. Kurse ata të tjetër i ka pasur Prokuroria dhe Gjykata e zakonshme, se janë njerëz të zakonshëm.

Ka filluar procesi penal për një nga këta të mëdhenjtë, të shikojmë çdo të ndodhë. Drejtësia ka provat dhe ligji ka dhënë tre vjet hetim, pse do gënjente ligji?”, tha avokati për “Top Talk”.

I pyetur se për kë janë akuzat e ‘procedim penal për vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’, Ngjela tha se i përkasin Berishës.

“Me Sali Berishën sepse fshiu serverat dhe provat që kishte në zyrën e tij. Saliu është I regjistruar me kallashnikov në dorë. Nuk e mendonte Saliu që mund t’i ndodhte një gjë e atillë, e humbi ekuilibrin, por nuk e bëri”, thotë ai. TCH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.