Armë, veshje policie dhe maska, arrestohet 21-vjeçari nga Fieri

Një 21-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”. Janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak,

Korrik 17, 2024 - 11:50
 0
Armë, veshje policie dhe maska, arrestohet 21-vjeçari nga Fieri

Një 21-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”.

Janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, veshje si të Policisë dhe sende të kundërligjshme.

Në pranga ra shtetasi M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.