Greqi\Ndërron jetë tragjikisht shqiptari, e zë korrenti nga makina e krasitjes

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa të Greqisë. Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos. Sipas mediave greke, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e […]

Korrik 17, 2024 - 12:15
 0
Greqi\Ndërron jetë tragjikisht shqiptari, e zë korrenti nga makina e krasitjes

E zë korrenti nga makina e krasitjes, ndërron jetë tragjikisht

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa të Greqisë.

Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.

Sipas mediave greke, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.