Përmbytet shtëpia e Drake në Kanada, këngëtari e pastron me fshesë

Mjedisi i Kanadasë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të dendura për Toronton. Njoftimi vjen pasi përmbytjet e fundit goditën metronë e qytetit. Kështu nuk ka mbetur pa u përmbytur dhe rezidenca e reperit të njohur Drake. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai i cili ka ndarë disa pamje në llogarinë e tij […]

Korrik 17, 2024 - 12:50
 0
Përmbytet shtëpia e Drake në Kanada, këngëtari e pastron me fshesë

Mjedisi i Kanadasë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të dendura për Toronton. Njoftimi vjen pasi përmbytjet e fundit goditën metronë e qytetit.

Kështu nuk ka mbetur pa u përmbytur dhe rezidenca e reperit të njohur Drake.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai i cili ka ndarë disa pamje në llogarinë e tij personale të Instagram-it.

Më mirë të jetë një Espresso Martini”, shkroi ai krahas një videoje të shtëpisë së tij, duke u përmbytur gjatë stuhive të shiut në Kanada.

Në një moment reperi mban në dorë një fshesë me të cilën ka tentuar të pastrojë ujin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.